Sistemi tatimor dhe regjistrimi i biznesit në Shqipëri.

Sistemi tatimor dhe regjistrimi i biznesit në Shqipëri.

Në vitet e fundit, sistemi tatimor shqiptar ka shënuar përparime të dukshme, duke synuar të favorizojë aktivitetet sipërmarrëse falë një digjitalizimi të lartë të shërbimeve. Pjesa më e madhe e operacioneve të biznesit mund të menaxhohet në mënyrë komode online.

Tatimet dhe kontributet e aplikuara në Shqipëri janë ndër më konkurrueset në rajonin e Ballkanit.

  1. Tatimi mbi të Ardhurat Personale. 
    Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) është një taksë progresive që rëndon mbi të ardhurat individuale. Shkallët tatimore variojnë në bazë të nivelit të fitimit, duke filluar nga 13% dhe duke arritur deri në 23%.
  2. Tatimi mbi të Ardhurat e Shoqërive. 
    Kjo taksë aplikohet mbi fitimet e biznesit me një shkallë standarde prej 15%. Megjithatë, ndërmarrjet me një xhiro vjetore deri në 140.000 euro janë të përjashtuara nga kjo taksë.
  3. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
    TVSH-ja aplikohet mbi konsumin me një shkallë standarde prej 20% për shumicën e mallrave dhe shërbimeve. Disa mallra thelbësore mund të përfitojnë nga shkallë të reduktuara ose përjashtime. Ndërmarrjet me një xhiro vjetore më të ulët se 100.000 euro nuk janë subjekt i TVSH-së.
  4. Taksa dhe tarifa vendore.
    Administratat vendore mbledhin taksa të tilla si taksa mbi pronën, taksat mbi aktivitetet ekonomike vendore dhe kontributet për shërbimet publike. Niveli i këtyre taksave varion në varësi të bashkisë, sektorit të aktivitetit dhe madhësisë së biznesit.
  5.  Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore.Sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri parashikon kontributin si të punëdhënësve ashtu edhe të punëmarrësve në fondet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Shkallët kontributive ndahen si më poshtë:
    • Punëdhënësit (ndërmarrjet): 16,7%
    • Punëmarrësit: 11,2%

 

 

Informacione dhe dokumente për të themeluar një shoqëri në Shqipëri.

 

Hapja e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) ose e një zyre përfaqësie në Shqip

Për të hapur një SHPK (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) e cila zotërohet nga një shoqëri e huaj ose për të krijuar një zyrë përfaqësie, është e nevojshme të ofrohen dokumentet dhe informacionet e mëposhtme:

  1. Akti i themelimit dhe statuti i shoqërisë së huaj, me vulë apostile dhe përkthim të certifikuar.
  2. Çertifikata e regjistrimit në Dhomën e Tregtisë, gjithashtu me vulë apostile dhe përkthim të certifikuar.
  3. Visura historike e dhomës së tregtisë (ekstrakti historik), me vulë apostile dhe përkthim të certifikuar.
  4. Pasqyra financiare e vitit të fundit e shoqërisë së huaj.
  5. Vendimi zyrtar i shoqërisë së huaj për hapjen e një dege në Shqipëri.
  6. Informacionet e nevojshme për të hartuar statutin dhe aktin e themelimit të shoqërisë në Shqipëri.
  7. Prokurë noteriale për kontabilistin/ekspertin kontabël të autorizuar për të regjistruar shoqërinë pranë autoriteteve kompetente.

Për të hapur një SHPK me ortakë persona fizikë, kërkohen ekskluzivisht:

  • Një prokurë noteriale dhe
  • Statuti dhe akti i themelimit.

Koha e regjistrimit.
Regjistrimi i një shoqërie në Shqipëri kërkon një maksimum prej 48 orësh.

Post Your Comment

ABONIM

Regjistrohu për të rejat tona

Orari i punës
E Hënë – E Premte

08.30 – 18.00

KONTAKTET
sqAlbanian